11:17 | 25 Prill 2021
11:17 | 25 Prill 2021
Milani do të ketë përballë Lazion në kaudër të xhiros së 33-të të Serie A.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp para mediave italiane ku ka dhënë mendimet e tij lidhur me takimin, shkruan lajmi.net.
Pioli u pyet nëse “Rossonerët” meritojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ku më pas shpjegoi se skuadra e tij i ka të gjitha për të qënë në njërën nga katër vendet e para të Serie A.
“Po, por në këto 32 ndeshje që kemi zhvilluar, kemi treguar nivel të lartë, sepse kemi qenë e vetmja skuadër që ka mbajtur ritmin me Interin”, tha ai.
“Nuk kishim fat, por me ambiciet tona jemi këtu, dhe jemi me meritë”, shtoi ai.
Pioli u ndal të flasë edhe për Lazion, skuadër e cila po lufton gjithashtu për një vend në Ligën e Kampionëve.
“Lazio është një skuadër e fortë, jemi përballur me ta dhe i kemi mposhtur, por ata janë skuadër e ekuilibruar”, tha Pioli.
Pioli foli edhe për gjendjen e Ibrahimovicit.
“Mandzukic nga fillimi? Ibrahimovic është më mirë, por nesër nuk do të startojë, por në ndeshjen e ardhshme po. Mandzukic dhe Leao luajnë nesër, Mario është në gjendje fizike të mirë dhe ka karakteristikat që na duhen për lojën në ajër ndaj kundërshtarit”, përfundoi Stefano Pioli./Lajmi.net/