Pique dhe Shakira përballen për herë të parë pas ndarjes

Gerard Pique u pa teksa vizitonte ish-partneren Shakira në shtëpinë e saj ndërsa po ‘luftojnë’ për kujdestarinë e fëmijëve të tyre pas ndarjes së bujshme.

Marketing

Lojtari i Barcelonës mbërriti në shtëpië e yllit për të takuar fëmijët e tij, Sasha dhe Milan, sipas Marca Magazine.

Gazeta raportoi se futbollisti shmangu përplasjen me paparacët ndërsa doli nga Porsche-ja e tij dhe mori rrugën për në shtëpi.

Pique qëndroi në shtëpi për gati 10 minuta në vizitën e tij të parë në shtëpinë e këngëtares që kur ata njoftuan ndarjen e tyre në qershor.

Kjo vjen pasi ish-çifti negocion marrëveshjen për kujdestarinë e djemve të tyre dhe mund ta çojnë betejën në gjykatë nëse nuk arrijnë një zgjidhje së shpejti.

Ndërkohë, Shakira po shijon suksesin e këngës së saj ‘Monotonia’, të cilën ia dedikoi isht partnerit të saj dhe romancën e tyre 12-vjeçare.