10:42 | 14 Maj 2021
10:42 | 14 Maj 2021
Barcelona kërkon të forcojë qendrën e fushës këtë verë. Menaxhmenti i sporteve ka vlerësuar opsionet e ndryshme në tryezë për javë të tëra dhe njëri ndër emrat e përmendur është ai i Jorginhos të Chelseas.
Braziliani ka qenë një shtyllë themelore në suksesin e Tuchel këtë sezon dhe kjo padyshim ka bërë që Blaugranas të përqendrohen te Italiano-Braziliani, raporton Todofichajes, përcjell lajmi.net.
Blaugranët e kanë të qartë se sa i vështirë është një operacion i tillë, mirëpo kanë një plan në mendje për ta realizuar transferimin e tij.
Miralem Pjanic është njëri nga lojtarët me më së paku minuta në drejtimin e Ronald Koeman dhe klubi ka kërkuar një rrugëdalje për të.
Barcelona mund ta përfshi në këtë operacion boshnjakun ose ta shesë atë për të financiuar transferimin e Jorginhos në Camp Nou thuhet nga mediumi spanjoll Todofichajes./Lajmi.net/