Pjesëmarrësit e karnavalit të Vevçanit dogjën maskat dhe flamurin e Bullgarisë

Në atmosferë plotësisht të elektrizuar, në praninë e shtuar të forcave policore, pjesëmarrësit e karnavalit të Vevçanit përfunduan manifestimin me djegien tradicionale të maskave, por u dogj edhe flamuri bullgar.

Marketing

Banorët e Vevçanit janë të revoltuar nga sjellja e djeshme e policisë, e cila e prishi karnavalin pasi persona të maskuar me vetiniciativë marshuan në mes të fshatit. Edhe pse këtë vit karnavali nuk u organizua zyrtarisht për shkak të virusit Korona, shumë qytetarë vendosën që me vetiniciativë ta vazhdojnë këtë traditë.

“Kjo që na ndodhi është për të ardhur keq. Aq shumë pjesëtarë të policisë speciale. Po të ishte Bejruti, nuk do të vendoseshin ashtu”.

“Nuk kishte nevojë për aq shumë polici. Mendoj se është me prapavijë politike sepse njerëzit që u arrestuan nuk janë nga pushteti aktual”.

“Gjithçka ishte në rregull, derisa erdhën forcat speciale. Kur erdhën, ata e bënë të gjithë bujën”.

Sot ishte qetë kurse polici kishte vetëm në mes të fshatit dhe para ndërtesës së komunës.

“Edhe sot ka lëvizje në Vevçan. Banorët me maska shëtisnin nëpër fshat. Por, ndryshe nga dje, sot nuk vërejtëm shumë policë. Por, ajo që mund të shihej ishte se, shumë prej personave të maskuar nuk kishin maska mbrojtëse nga Covid 19”.

Kryetari i komunës thotë se të gjithë kanë faj për atë që ndodhi, por sipas tij situata u përshkallëzua për shkak të pranisë së shtuar të policisë.

Për vallëzim duhen dy persona. Mund të kishte kompromis midis policisë dhe pjesëmarrësve – tha Sasho Jankoski- kryetar i komunës së Vevçanit.

Një person u ndalua dje, por menjëherë u lirua. Ministria e Brendshme thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë publike kanë marrë masa për zbardhjen e rastit. Thonë se policia ka intervenuar për shkak të mosrespektimit të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit respektivisht ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave.