Ballina Lajme Kosovë Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës vendosen afër stacionit të policisë në...

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës vendosen afër stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut

Numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës është rritur dhe vendosur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Marketing

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovë në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë ditës sot para stacionit të policisë kanë protestuar një numër i qytetarëve serbë, kjo duke kërkuar lirimin e katër serbëve që u arrestuar dje më 10 shtator.

Policia e Kosovës kishte arrestuar mbrëmjen e së hënës katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar.

Petrit Fejza, shef i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, kishte bërë të ditur për Klankosova.tv se të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në stacion policor, ku i është bërë alkool testi, i cili ka rezultuar se ishin në ndikim të alkoolit. Të arrestuarit janë të moshës 21-23 vjeçare. /Klankosova.tv

Marketing
Exit mobile version