Plagosen 54 oficerë në natën e Vitit të Ri, policia e Berlinit arreston afro 390 persona

Policia e Berlinit tha të hënën se ka arrestuar rreth 390 persona gjatë natës së Vitit të Ri dhe deri më tani ka mbledhur mbi 700 hetime të mundshme penale.

Marketing

Zëdhënësja e policisë, Anja Dierschke tha se 54 oficerë u plagosën, 30 prej tyre nga fishekzjarrë, pasi 4.500 policë nga kryeqyteti dhe shtetet e tjera u vendosën në një operacion të madh të nisur për shkak të trazirave më të përhapura se zakonisht vitin e kaluar. Megjithatë, vetëm tetë prej tyre nuk ishin në gjendje të përfundonin turnet e tyre, tha ajo, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze.

Pavarësisht numrit të lartë të arrestimeve dhe oficerëve të plagosur, zyrtarët e përshkruan operacionin si një sukses dhe natën si një më paqësore se ajo e vitit të kaluar.

Dierschke tha se një arsye pse numri i arrestimeve ishte i lartë ishte se prania e policisë ishte intensifikuar, që do të thotë se oficerët mund të “ndërhynin herët dhe në mënyrë efektive”.