Emigrant nga Pakistani janë përleshur në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës, ndërsa dy prej tyre janë plagosur rëndë me thikë dhe janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
“Me 24.0.2019 në ora 02:10 në polici është lajmëruar se në fshatin Vaksincë, komuna e Likovës janë lënduar disa shtetas të huaj. Policia ka arritur në vendngjarje ku kanë takuar personat A.R.(23), M.K.(20), H.A.(23) dhe N.T.(24), të gjithë nga Pakistani. Sipas rrëfimit të tyre, ata janë sulmuar nga disa persona tjerë nga Pakistani.
Personat janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, ku kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa A.R. dhe H.A. janë dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.