Nga MPB njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme kanë arrestuar 46-vjeçarin B.U. nga fshati Baçishtë i Kërçovës, i cili është me punë të përkohshme në Austri.
Arsyeja e arrestimit është pasi ai ka gjuajtur me armë “Smith & Wesson”, pronë e babait të tij, 64-vjeçarit R.U., me çrast janë plagosur tre persona.
E.E.(33), M.R.(57) dhe një i mitur, të gjithë nga fshati Baçishtë, të cilët ishin në aheng, kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën Mjekësore në Kërçovë, ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Nga R.U. i është marrë arma dhe 300 fishekë, të cilat i posedonte me leje”, thonë nga MPB.