Ballina Lajme Maqedoni Plagosje me armë në Llojan të Kumanovës

Plagosje me armë në Llojan të Kumanovës

Përmes një njoftimi Policia raporton se dje në Llojan të Kumanovës, një 25 vjeçar ka plagosur me armë bashkëfshatarin e tij.

Marketing

“Dje në ora 19:30 në fshatin Llojan të Kumanovës, V.Ç nga fshati Llojan, duke qenë në automjetin e tij “Opel Astra”, me tabela të Kumanovës, me pistoletë ka gjuajtur drejt Z.I (67) nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 67 vejçari është plagosur, ndërsa plagosja është konstatuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.

Kontrollin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version