Tashmë është përgatitur një plan për operacionin për të vaksinuar popullatën kundër virusit korona, thotë Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinka.
“Ne jemi të vetëdijshëm që komisioni për imunizimi po bën një plan të plotë për vaksinimin e popullatës dhe nuk kemi dyshime se ky sistem do të kërkojë një organizim më të madh shtetëror. Nuk mund të varet vetëm nga institucionet shëndetësore. Ne jemi në dispozicionin tuaj. Ekzistojnë madje disa ushtrime se si do të funksiononte sistemi dhe ne do të përdorim të gjitha mundësitë që na ka dhënë gjendja e deklaruar e krizës në mënyrë që autoritetet shëndetësore të sigurojnë shpejt dhe me efikasitet vaksinimin së pari tek më të prekshmit”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Një vend i vogël duhet të jetë racional, kështu që forcat më të rëndësishme të sigurisë, ushtria dhe policia, duhet të vazhdojnë të investojnë së bashku.