Platformë elektronike për shumë shërbime administrative online

Prej sot qytetarët një pjesë të shërbimeve do munden t’i marrin në mënyrë elektronike. Startoi zyrtarisht portali kombëtar për shërbime elektronike përmes të cilit do mund të paguhen kompensimet dhe taksat administrative. Në portalin e internetit uslugi.gov.mk do mund të merren edhe vërtetime nga Ministria e punës dhe politikës sociale, nga Agjencia e punësimit, certifikata të lindjes, certifikata kurorëzimi etj. përveç shpejtësisë së marrjes së shërbimit dhe kursimit të kohës, një nga përfitimet kryesore, sipas ministrit Mançevski, është edhe ulja e korrupsionit.

Marketing

Përmes një portali, qytetarët dhe kompanitë duke shfrytëzuar një emër dhe fjalëkalim dhe një certifikate digjitale do kenë qasje deri tek të gjitha shërbimet e të gjitha institucioneve. Shumë thjeshtë, nuk do ketë më pritje në radhë, nuk do ketë më ju mungon një dokument, nuk ka më humbje kohe dhe nuk ka më, vetëm të pyes. Deri në fund të vitit do kemi edhe 20 shërbime në portal”.

Për momentin në portal gjenden 127 shërbime nga 28 institucione. Në të ardhme numri pritet të rritet duke pas parasysh se në dispozicion janë 1300 shërbime. Për regjistrim dhe qasje në shërbime paraprakisht nevojitet qytetarët të kenë llogari aktive të shfrytëzuesit në Drejtorinë e të ardhurave publike. Edhe masa e cila së shpejti pritet të aplikohet, gjegjësisht për inverterë, do të zhvillohet përmes kërkesës së bërë në këtë portal.

Marketing