Plenkoviq: Një numër i madh i vendeve janë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Në mënyrë të qartë u angazhuam për hapje të negociatave edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë. Një numër i madh i vendeve e ndan atë qëndrim, por për fat të keq për shkak të një numri më të vogël të vendeve nuk erdhi deri te qëndrimi unik dhe nuk u miratuan konkludimet. Kroacia ndjen keqardhje për atë shkak, deklaroi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në Bruksel para fillimit të vazhdimit të Samitit të BE-së.

Marketing

Konsideruam, shtoi Plenkoviq, se ky është moment i mirë se dy vendet, sipas mendimit të Komisionit evropian kanë bërë përparim të dukshëm për të filluar negociata.

“Atë qëndrim nuk e ndajnë disa vende. Duhet të vazhdohet të insistohet në këtë çështje dhe porosia që duhet t’ua dërgojmë miqve tanë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është të vazhdojnë me reformat, ndërsa ne nga ana jonë, si shumicë e madhe e vendeve në Këshillin e BE-së do të vazhdojmë t’i mbështesim në rrugën evropiane”, deklaroi, Plenkoviq.
Argumentet e vendeve të cilat janë kundër, sipas Plenkoviq janë “shumë të holla”, përkundër argumenteve të atyre të cilët janë për fillim të negociatave. Konsiderojmë se mosmiratimi i vendimit është në nivel të përgjegjësisë historike që e ka BE-ja.

I pyetur për kërkesën franceze për reformë në procesin negociues dhe nëse ka kohë që ajo të bëhet në afat të shkurtë, Plenkoviq theksoi se opsioni i tillë është joreal. Ai vlerësoi se procesi i inkuadrimit tani dukshëm është ndërlikuar dhe ashpërsuar, ndërsa negociatat me kandidatët për anëtarësim zgjasin shumë më gjatë se më parë.
Sipas tij, propozuesit e ndryshimeve të këtilla duhet të thonë se çka duhet dhe si të reformohet procesi negociues.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov para vazhdimit të sotëm të takimit të liderëve të BE-së deklaroi se asgjë nuk ka përfunduar, por është shtyrë. “Thjeshtë është shtyrë gjatë kryesimit të Kroacisë”, tha Borisov.

“Fakti që nuk u dakorduam të ketë konkludime të shkruara nga takimi, thotë se shumica e madhe e shteteve të BE-së janë për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, potencoi Borisov.

Ai shpreson se shtyrja prej disa muajve do të japë mundësi edhe për marrëveshje të komisioneve për çështje historike mes vendeve dhe Bullgarisë. .

Marketing