Plumba dhe tmerr në Argjentinë! Policia dhunon tifozët, një i vdekur

Boca Juniors ngeci në një barazim pa gola në transfertën ndaj Gimnasia La Plata, ndërkohë që një tifoz ka humbur jetën!

Marketing

Ndeshja u ndërpre në minutën e nëntë, pasi shumë tifozë vendas të pajisur me bileta u përplasen me policinë, pasi donin të futeshin me çdo kusht në stadium, edhe pse dyert ishin mbyllur.

Shumë prej tyre u dëmtuan, teksa nuk munguan plumbat, gazi lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe dhuna nga ana e forcave policore, situatë që shkaktoi kaos, panik dhe trishtim të madh.

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve të shkaktuara në zemër gjatë represionit policor, një djalë i vogël ka humbur shikimin, teksa është plagosur një kameraman i Tyc Sports.

Drejtuesit e Gimnasia akuzohen se kanë shitur më shumë bileta se sa kapaciteti i stadiumit “Juan Carmelo Zerillo”. “Për fat të keq, ne duhet të raportojmë se një person ka vdekur nga një problem në zemër përpara se të mbërrinte në spital.