Ballina Lajme Botë Po flinin anës rrugës, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë migrantë

Po flinin anës rrugës, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë migrantë

15 punëtore migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, u shtypën për vdekje nga një kamion i cili kaloi mbi trupat e tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të martë në Indi, në afërsi të Suratit.

Marketing

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, drejtuesi i kamionit thuhet se humbi kontrollin e mjetit dhe mori para punëtorët migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, duke vrarë në vend 12 prej tyre. Tre nga tetë të plagosurit vdiqën pasi u dërguan në spital, duke i çuar në total vdekjet në 15, tha policia.

Drejtuesi i kamionit mbeti i plagosur dhe u dërgua për kurim në spital. “Xhami i përparmë i kamionit u copëtua nga goditja, e cila bllokoi shikimin e shoferit. Kamioni më pas doli nga rruga duke lënë të vdekur punëtorët që po flinin”- tha për mediat policia, duke zbuluar edhe detaje si ndodhi ngjarja./

Marketing
Exit mobile version