Po ushton UFC, transformimi komplet i Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook-ut

Nuk është çudi që të nisë lufta e vërtetë mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Marketing

Ky i fundit po stërvitet për këtë përballje të mundshme me kampionin e peshave të UFC-së, Israel Adesanya dhe kampionin e UFC-së, Alexander Volkanovski.

Janë ndarë edhe pamje nga transformimi që ka pësuar Zuckerberg si pasojë e stërvitjeve.

Të dy Mark Zuckerberg dhe Elon Musk janë stërvitur me anëtarët e familjes MMA në javët e fundit.

Elon Musk e ka ftuar shefin e Facebook për t’u përballur në një ndeshje boksi në kafaz (ku nuk ka rregulla). Kjo vjen si rezultat i rritjes së tensioneve midis dy CEO-ve pasi u publikua lajmi se Meta ka publikuar rrjetin e saj social Threats si konkurrencë të Twitter.