Ballina Sport Pogba flet për të ardhmen e tij pas ndeshjes

Pogba flet për të ardhmen e tij pas ndeshjes

Franca regjistroi një fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultat 3-2, për të prekur finalen e Ligës së Kombeve, aty ku do të takohet me Spanjën.

Marketing

Pas përfundimit të ndeshjes, Paul Pogba në një intervistë për ‘Mediaset’ është pyetur për të ardhmen e tij.

Francezi duket se ka qenë në qejf të madh pas fitores, kësisoj ai e mori me shaka pyetjen e gazetarit, duke thënë me një buzëqeshje se atij i pëlqen Torino.

“Më pëlqen Torino! [qesh] Unë gjithmonë flas me ish-shokët e skuadrës së Juves si Dybala. Unë jam në Manchester tani, jam nën kontratë deri në qershor, atëherë të shohim. Dua ta përfundoj këtë sezon në nivelin më të mirë – atëherë shohim ”, përfundoi francezi.

Ndryshe francezi ishte i pafat pasi goditi një shtyllë nga gjuajtja e lirë, në fitoren 3-2 të francezëve.

Exit mobile version