Ballina Sport Pogba zyrtarisht te Juventus

Pogba zyrtarisht te Juventus

Gjashtë vjet pas largimit për tek Manchester United, Paul Pogba nis sërish aventurën me Juventus. Ai mbërriti të premten në Torino nga pushimet në Miami. Ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune ai u prit nga mijëra tifozë në qendrën mjekësore të klubit.

Marketing

Ai u paraqit pa shaminë e zakonshme në kokë, por për tifozët e tij italianë u shfaq me flokë biondë duke marrë ovacionet e të gjithë të pranishmëve.

Pasi të kalojë ekzaminimet mjekësore do të firmosë kontratën trevjeçare me 8 milionë Euro në sezon plus bonuse. Francezi do të veshë fanellën me numrin 10 të lënë nga Dybala.

Marketing
Exit mobile version