Polemikat e ndeshjes në “Mestalla”, pezullohet arbitri spanjoll

Jesus Gil Manzano do të pezullohet nga arbitrimi për një kohë të pacaktuar në Spanjë. Asgjë nuk është zyrtare, por kështu mësohet nga mediet spanjolle. Shkak është bërë menaxhimi i dobët i ndeshjes Valencia – Real Madrid, të përfunduar në barazim 2 me 2 në “Mestalla”.

Marketing

Ndeshja e luajtur dje në kuadër të kampionatit spanjoll, u mbyll me një episod të dyshimtë. Ishte minuta e 98’, kur Gil Manzano sinjalizoi përfundimin e takimit. Në të njëjtën kohë, aksioni i rrezikshëm i Real Madrid po zhvillohej dhe topi përfundoi në rrjetë.

Vërshëllima erdhi para se Reali të shënonte, por mënyra si u mbyll ndeshja ishte e dyshimtë. Ndërkohë kujtojmë se Real Madrid vazhdon të kryesojë kampionatin spanjoll i pashqetësuar në krye.

Marketing