Ballina Aktuale Policë të stacionuar në çdo cep të Shkupit

Policë të stacionuar në çdo cep të Shkupit

Qytetarët për t’u shmangur gjobave kanë filluar të vozisin me kujdes, duke respektuar rregullat e komunikacionit. Por polica çdo ditë vendoset në ndonjë pikë të rrugës në disa komuna të vendit për të kapur shkelësit e ligjit.

Marketing

Por ka edhe prej atyre që shkelin ligjin, për këtë dëshmojnë edhe gjobat të cilët e publikon për çdo ditë në raportin ditor.

Për një javë gjegjësisht prej 26 tetor deri më 1 nëntor për kalimin e semaforit kuq janë gjobitur 99 persona. E gjoba për këtë kushton 300 euro, që i bie për një javë në arkën e MPB-së janë inkasuar rreth 30 mijë euro.

Për mosrespektimin e shpejtësisë së paraparë, gjegjësisht tejkalimin e shpejtësisë janë gjobitur 180 vozitës, e për këtë është paraparë gjobë prej 10 deri 400 euro varësisht sa është tejkaluar shpejtësia. Mesatarisht për këtë janë inkasuar 36 mijë euro.

Për mos pasjen e patent shoferit për një javë janë sanksionuar gjithsej 640 persona, ndërsa gjoba për këtë është 300 euro. Nëse shumëzohen i bie që në arkën shtetërore janë inkasuar 192 mijë euro.

Policia më së shumti ka shqiptuar gjoba për mos mbajtjen e maskave, për një javë gjithsej 5 mijë e 719. Lartësia e gjobës është 20 euro, nëse paguhet për 8 ditë atëherë është 10 euro. Mesatarisht për këto gjoba janë inkasuar mbi 85 mijë euro.

Nëse i llogarisim në total për një javë për të gjitha këto shkelje janë inkasuar mbi 350 mijë euro ose 6 milionë denarë nga gjithsej 6 mijë qytetarë të sanksionuar.

Aksione për kontrolle të përforcuara nuk ka vetëm në Shkup po edhe në qytete të tjera. Sipas MPB-së qëllimi nuk është gjobitja por ngitja e kulturës dhe përmirësimi i sigurisë në trafik. Shmangia e ndërhyrjeve për heqjen e gjobave është arsyeja pse janë sjellë policë nga qytete të tjera. Aksionet e tilla kanë filluar që nga 15 shtatori dhe nuk dihet se deri kur do të punojnë me këtë intensitet.

Exit mobile version