Policët e Tetovës kanë dhuruar 15 njësi gjak

Në kuadër të aksionit të sotëm për dhurim të gjakut, i treti me radhë këtë vit, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë janë mbledhur 15 njësi gjak.

Marketing

Aksioni u zhvillua nga ora 9:30 deri në orën 15, ndërsa e realizuan të punësuarit në Kryqin e Kuq – Organizata komunale Tetovë dhe Instituti për mjekësi transfuziologjike – Qendra për Mjekësi Transfuzioni Tetovë.

“Në këtë mënyrë, policët e punësuar në këtë sektor edhe njëherë në vepër e treguan joegoizimin e tyre humanitetin dhe solidaritetin, duke dhuruar pjesën e tyre të lëngshme që do të thotë jetë. Deri në fund të këtij viti planifikohet edhe një aksion i tillë, pas të cilit pritet numri i përgjithshëm i njësive të mbledhura të gjakut në SPB Tetovë të rrumbullaksohet rreth 150”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski.

Kryqi i Kuq nga Tetova dhe Qendra për mjekësi transfuziologjike javën e ardhshme do të organizojë aksion për dhurim të gjakut edhe në kazermën e Tetovës ku do të mund të dhurojnë gjak pjesëtarët e ARM-së.

Marketing