Policët torturojnë dy motrat, i detyrojnë të zhvishen lakuriq në stacion

Ditët e fundit Rusia është përfshirë nga protesta masive në lidhje me çështjen e kritikave të Alexey Navalny drejtuar Kremlinit. Shumica e qytetarëve kanë mbështetur Navalny.

 

Ndërkohë përplasjet mes policisë dhe qytetarëve kanë qenë të ashpra dhe ka patur me qindra arrestime. Ndër to kanë qenë dhe dy motra Alyona Kitayeva, 21 vjeçe dhe Alexandra 19 vjeçe. Ato kanë deklaruar se policët i kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore, duke tentuar t’i mbysin me qese në kokë dhe i kanë detyruar të zhvishen në komisariat.

Marketing

Policia ruse është vënë nën akuzë ditët e fundit se ka torturuar në mënyrë çnjerëzore dy motra, të cilat u arrestuan në protestat në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. 21-vjeçarja Alyona Kitayeva akuzon se policët e kërcënuan me pistoletë nëse nuk do t’iu jepte fjalëkalimin e telefonit të saj në stacionin policor të Donskoye. Motra e saj më e vogël, Alexandra, vetëm 19 vjeç shprehet se u la e mbyllur në një kafaz për dy orë dhe kërcënohej nga efektivët se do të vrisnin Alyona-n. Gjithashtu shumë vajza të tjera shprehen se janë ngacmuar seksualisht dhe zhveshur në komisariatet e policisë.

Madje çka është më shokuese, ka të bëjë me kërkesën e policëve që ato të zhvisheshin dhe të përformonin lakuriq para tyre.

Marketing