Polici bën për spital një grua! (VIDEO)

Pamje të rënda janë publikuar nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një grua është goditur me grushte disa herë në fytyrë nga një oficer policie.

Marketing


Incidenti ndodhi pasi Latinka Hancock pati një debat të ashpër me punonjësit e një restoranti. Policia u thirr në vendin e ngjarjes, ndërsa pati një bisedë me gruan, njëri nga efektivët nisi ta godiste me grushte në fytyrë atë përpara se ta arrestonte. Më pas, ajo u dërgua në spital me plagë në kokë.

Departamenti i policisë reagoi duke thënë se rasti është nën hetim.

“Ne kemi parë videon e filmuar nga një kalimtar i rastit, e cila tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, në lidhje me ngjarjen ku janë të përfshirë dy nga oficerët tanë. Ky incident është aktualisht nën hetim”, ka njoftuar policia.