Ballina Lajme Maqedoni Polici vret një emigrant në Gjevgjeli

Polici vret një emigrant në Gjevgjeli

Një polic me pistoletë ka qëlluar një emigrant pranë kazermës në Gjevgjeli.

Marketing

Sipas informacioneve, një nga kontrabandistët e paligjshëm ka sulmuar policin dhe ka tentuar t’i marrë armën. Më pas polici ka qëlluar dhe ka goditur imigrantin që vdiq, përcjell.

Lajmin për AIM-në e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Sot (19.04.2023) rreth orës 06:20 në afërsi të kazermës së Gjevgjelisë, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet “Mercedes” i drejtuar nga K. J. (26) dhe automjeti “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht imigrantë.
Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe imigrantët kanë tentuar të arratisen, ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën. Në të njëjtën kohë, punonjësi i policisë ka qëlluar me pistoletë dhe ka goditur njërin prej imigrantëve, i cili është transportuar menjëherë me automjetin e policisë për në spital për ndihmë mjekësore, ku ka ndërruar jetë.

K.J. dhe S.B. janë ndaluar, ndërsa njëkohësisht janë kapur tetë emigrantë”, tha MPB.

Për zbardhjen e rastit janë njoftuar prokurori publik dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale. Nga policia e Gjevgjelis është bërë kontroll në vend dhe pas zbardhjes së rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Marketing
Exit mobile version