Policia arreston Dardan Molliqajn para studiove të T7

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Marketing

Ky arrestim është kryer para studiove të T7, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kujtojmë se deri te arrestimi i tij ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë. /Reporteri.net/

Marketing