Ballina Aktuale Policia arreston edhe katër persona tjerë nga incidenti i armatosur që ndodhi...

Policia arreston edhe katër persona tjerë nga incidenti i armatosur që ndodhi mbrëmë në Tetovë

Policia e Tetovës për TetovaSot konfirmon se janë arrestuar edhe katër persona të tjera nga incidenti i armatosur që ndodhi mbrëmë në qendër të Tetovës.

Marketing

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi për TetovaSot ka konfirmuar zyrtarisht se sot nga aksioni policor janë arrestuar edhe katër persona tjerë të involvuar në incidentin e armatosur që ndodhi mbrëmë në qendër të Tetovës.

Personat e arrestuar janë : A.M., V.A., A.M. dhe A.I .

Incidenti i armatosur ndodhi mbrëmë rreth orës 21 dhe shpërtheu nga një zënkë verbale në një kazino dhe më pas ka kaluar edhe në përleshje fizike dhe gjuatje me armë jashtë objektit nga dy makina në lëvizje.

Pjesëtarët e policisë, menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se, pas një zënke paraprake në kazino, ndërmjet personit me iniciale H.M. 34 vjeç, në njërën anë, D.M. 43 vjeç nga fshati Llacë, dhe B.D. 43 vjeç nga Tetova në anën tjetër, ku të njëjtit më pas kanë dalur jashtë në rrugë, dhe kanë shtënë me armë zjarri, por gjatë të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar.

Hetime në vendin e ngjarjes, kanë kryer Prokurori publik nga Prokuroria themelore Tetovë, dhe ekipi nga Sektori për punë të brendshme Tetovë.

Në stacionin policorë Tetovë, kanë qenë të arrestuar dhe të mbajtur pjesëmarrësit e kësaj përleshje: B.D. dhe D.M. si dhe R.Xh.28-vjeç nga fshati Shipkovicë.

Marketing
Exit mobile version