Ballina Sport Policia britanike në kërkim të një grabitësi që ngjason shumë me Harry...

Policia britanike në kërkim të një grabitësi që ngjason shumë me Harry Kane

Policia në Londër është në kërkim të një grabitësi që ngason shumë me yllin anglez të futbollit, Harry Kane.

Marketing

Një grua është grabitur në fund të muajit tetor në Richmond në Londrën Perëndimore dhe tani policia është në kërkim të tij.

Ata kanë shfaqur fotografitë se si mund të duket personi që e kreu vjedhjen, dhe ka shumë ngjashmëri me kapitenin e Anglisë dhe thuhet se është i moshës 20 deri në 30-vjeçare.

Shumë njerëz kanë përdorur rrjetet sociale për ta komentuar lajmin, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Kane po shkëlqen në këtë edicion me Bayern Munichun dhe me Anglinë, ndërsa përfiton 25 milionë euro te skuadra e madhe gjermane.

Exit mobile version