Policia dhe Ushtria kontrolle, 5 mijë € gjobë për ata që nuk vetizolohen

Nga nesër Ushtria dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren ku do të ushtrojnë kontrolle në makina për personat të cilët kanë ardhur 2 javët e fundit nga jashtë dhe nuk janë vetëizoluar.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Rama në një video mesazh në Facebook teksa paralajmëroi gjobë 5 mijë euro për ata që nuk vetëizolohen.

“Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë. por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. Do ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama kërkoi solidaritet nga qytetarët dhe bëri thirrje për sa më shumë kujdes.

“Shumëkush nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë ose të hedhë në humnerë familjarët e tij. Korona zbarpset vetëm më disiplinë dhe solidaritet. Ata që janë kthyer nga Italia apo nga greqi ose nga zona të tjera të prekura të vetëkarantionohen”, shtoi Rama.

Marketing