Policia e Kosovës arreston tre persona për trafikim me qenie njerëzore

Policia e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën se gjatë një kontrolli në një lokal në Prishtinë, ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Marketing

Policia e ka cilësuar lokalin si “sallon masazhi”.
Në komunikatën e policisë është thënë se dyshohet që personat e arrestuar kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ “.

Përveç tjerash, në komunikatë është thënë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit, ndërkaq, lokali është mbyllur nga inspektorët përkatës.