Ballina Lajme Kosovë Policia e Kosovës hap 8 raste për protestën “Mbrojtje për vajzat dhe...

Policia e Kosovës hap 8 raste për protestën “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”

Foto: Arben Hoti (RFE/RL)

Grupi organizativ i dy protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, ka njoftuar se protestuesë e bashkë organizatorë të dy protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, janë ftuar nga Policia nën arsyetimin se revolta e përbashkët ndaj neglizhimit institucional në parandalimin dhe trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave, ka paraqitur prishje të rendit dhe ofendim ndaj institucioneve të Kosovës.

Marketing

Sipas një njoftimi të grupit organizativ të përbërë nga shtatë organizata, gjithsej janë hapur 8 raste të cilat Policia dhe Prokuroria i kanë nisur në gjykatë.

“Këtë përndjekje ne e konsiderojmë si një përpjekje tjetër të shtetit për të na heshtur dhe zmbrapsur. Gjobitja si mjet disiplinimi është metodë e njohur për ne. Edhe më parë protestat tona janë konsideruar si të paligjshme dhe të patolerueshme për shtetin. Përkundër tentativave për ta ndëshkuar për rezistencën tonë, ne kemi vazhduar të organizohemi dhe çdo ditë e më zëshëm ta denoncojmë dhunën e institucionalizuar ndaj vajzave dhe grave. Ne nuk frikësohemi nga tentativat e shtetit për të na heshtur. Ne nuk do i bindemi këtyre ndërmarrjeve patriarkale dhe do i kundërshtojmë deri në fund. Gjithashtu, ne e përsërisim ne do t’i zaptojmë edhe më tej rrugët, sheshet e institucionet publike, për t’i shndërruar ato në vatra të rezistencës tonë kolektive. Deri sa të gjitha/ë të jemi të lira/ë nga dhuna institucionale”, thuhet në njoftimin e grupit organizativ.

Exit mobile version