Policia e Tetovës arreston edhe pesë femra tjera në Zhelinë, punonin si këngëtare dhe si valltare

Mbrëmë nga ora 23 deri ora 03, nga ana e pjestarëve të policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, është realizuar kontroll aksion në objekt hotelierik, me lokacion në fshatin Zhelinë, pronë e personit J.F. (41) nga fshati Zhelinë, raporton policia e Tetovës.

Marketing

Në obejektin hotelerik janë ndaluar 5 femra, nga të cilat 2 kanë qenë shtetase të Maqedonisë, 2 shtetase të Shqipërisë dhe 1 shtetase e Kosovës, të cilat kanë punuar si këngëtare dhe valltare,

Të njëjtat së bashku më pronarin e lokalit, janë arestuar në Stacion policorë, për procedurë të mëtutjeshme, thonë nga policia.