Policia e Tetovës gjen kanabis të mbjellë në tokë shtetërore

Numri më i madh i bimëve ka qenë në një arë shtetërore, e disa prej tyre në arën fqinje të personit R.B.(26), i cili është thirrur për intervistë në komisariat pak më vonë.

Marketing

Në koordinim me Prokurorin Publik rrënjët e bimëve janë marrë për ekspertizë.

Nga MPB thonë se rasti është duke u zbardhur.

Dje (08-shtator), gjithashtu rreth orës 17:30, në një parcelë në atarin e Negotinës së Pollogut, në zonën “Prapadishtë”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 130 deri në 150 rrënjë kanabis.

Në stacionin policor është thirrur pronari i parcelës, A.N.(56) nga Negotina, janë marrë disa rrënjë të bimës për ekspertizë, ndërsa të tjerët janë asgjësuar.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit thuhet në njoftimin e MPB-së.