Policia ende po kërkon vrasësin që vrau 65 vjeçarin në Rashçe

Policia po kërkon kryesin apo kryerësit e vrasjes së djeshme në fshatin Rashçe, kur nga makina në lëvizje u vra 65 vjeçari nga ky fshat.

Marketing

Ende nuk dihet se kush është kryesi apo kush janë kryerësit e vrasjes. Nga policia thonë se ende punojnë në zbardhjen e rastit së bashku me Prokurorinë Publike.

Trupi i 65 vjeçarit Sh.Xh është çuar për autopsi, dhe po hetohen të gjitha gjurmët në vendin e ngjarjes, thonë nga prokuroria.

Cilët janë motivet ende nuk dihet, por në opinion spekulohet se bëhet fjalë për hakmarrje, për një vrasje që ka ndodhur para gjashtë viteve.