Policia Financiare i reagon Ruskovskës

Policia Financiare i reagoi prokurores Villma Ruskovskas. Përmes një komunikate dërguar mediave ata thanë se e përgënjeshtrojnë Ruskovskës se ata i kanë kërkuar 300 lëndë, ndërsa Policia Financiare ia ka dorëzuar vetëm 30. Shtojnë se ata lëndët e kërkuara i kanë të gatshme vetëm presin përgjigje që cilit prokuror të ja dorëzojnë.

Marketing

“Ju lutemi që në mënyrë të shkruar të na njoftoni se kujt i është caktuar veprimi kompetent, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Prokurori Publike, i është ndarë lënda, me qëllim që nga ana e Drejtorisë së Policis Financiare, prokurorit publik kompetent të i dorëzohen të dhëna/lëndët e kërkuara dhe njëkohësisht me prokurorin kompetent të formohet procesverbal për lëndët e dorëzuara”, thonw nga Policia Financiare.

Drejtoria e Policisë Financiare është në pritje të përgjigjes nga ana e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe korrupsionit, me qëllim që ti dorëzoj të dhënat dhe lëndët e siguruara, të cilat janë kërkuara nga Drejtoria në pajtim me Kërkesën për të dhëna.