Policia Financiare përfundon hetimet për “Shkupi 2014”, padi ndaj tre personave

Policia Financiare sot ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën ka treguar detaje për hetimet që ka realizuar për projektin “Shkupi 2014”.

Marketing

Nga Policia Financiare thanë se kanë pasur hetime të suksesshme dhe njoftuan se kanë ngritur padi penale kundër V.C (ish-kryetar i Komunës Qendër), njofton Telegrafi Maqedoni. “Kemi realizuar hetime të suksesshme për projektin “Shkupi 2014”. Hetimet kanë përfunduar për “Urën e Këmbësorëve”, ndërsa janë dorëzuar edhe padi penale. Policia Financiare ka ngritur padi penale ndaj V.C ish-kryetar i Komunës Qendër, M.D ish-sekretar në Komunën Qendër dhe D.R i punësuar në sektorin për punë ndërtimore në Komunën Qendër, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thanë në konferencë për shtyp nga Policia Financiare.

Arafat Muaremi nga Policia Financare tha se paditë penale janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Shkupit dhe do të kërkohet që dëmi i shkaktuar të kthehet.

“Ne si institucion e udhëheqim procedurën parahetimore, ndërsa të gjitha lëndët dorëzohen në PTHP dhe më pas ata kanë përgjegjësi që lëndën ta çojnë deri në gjyq”, tha ai.

Ndërsa sa i përket keqpërdorimeve nga institucioneve tjera, ai shtoi se nëse kanë dyshime do të kryejnë hetime për çdo institucion.

Marketing