Policia gjen drogë, arrestohet dileri nga Draçeva

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se dje gjatë orës 17.30 në zonën e Draçevës, policia ka arrestuar personin me iniciale I.T (27) për shkak se gjatë kontrollit që është kryer në shtëpinë e tij, me leje paraprake nga gjykata Penale Shkup, është gjetur marihuanë dhe grirëse e mbetjeve të marihuanës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër I.T do të dorëzohet parashtresë adekuate, njoftojnë nga MBP.

Marketing