Policia izraelite arreston 150 palestinezë

Policia izraelite ka arrestuar të paktën 150 palestinezë të dyshuar për përfshirje në trazirat e djeshme në veri të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld tha për AA se arrestimet u bënë për shkak të ngjarjeve të djeshme në qytetet Ramla dhe Lod.

“Situata është jashtë kontrollit dhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Lod natën e kaluar, kurse policia po punon për rivendosjen e rendit”, tha Rosenfeld.

Marketing

Trazirat në Lod shpërthyen dje gjatë ceremonisë së varrimit të palestinezit të martirizuar Musa Hussun nga një kolon hebre.

Një grup hebrenjsh valëvitnin flamujt izraelitë dhe provokuan të tubuarit në ceremoninë e varrimit, gjë për të cilën palestinezët protestuan. Forcat izraelite të sigurisë sulmuan palestinezët ndërsa ata u përgjigjën me gurë.

Disa persona u plagosën dhe një automjet i policisë u dogj në trazira. Zyrtarët e qytetit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Lod.

Palestinezët që jetojnë në Izrael kanë organizuar protesta në një numër qytetesh për sulmet izraelite në Kuds dhe Gaza. Policia izraelite arrestoi disa protestues.



. .

Marketing