Ballina Lajme Botë Policia izraelite ndërhyn ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor

Policia izraelite ndërhyn ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor

Policia izraelite ka ndërhyrë ndaj të rinjve palestinezë që synonin të tubohen në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite ndërhyri me plumba plastikë dhe shok-bomba kundër të rinjve palestinezë që synonin të tubohen në Portën e Damaskut me qëllim për të protestuar sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Policia izraelite përdori plumba plastikë, shok-bomba dh makina uji që përdoren në ndërhyrjet ndaj ngjarjeve shoqërore.

Marketing

Policia izraelite plagosi një person dhe arrestoi 3 të tjerë.

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Tensionet në rajon u përshkallëzuan si pasojë e sulmit të Izraelit ndaj besimtarëve muslimanë gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor, si dhe plani izraelit për të dëbuar me forcë banorët e lagjes Sheikh Jarrah.

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës më 10 maj i dhanë policisë izraelite një afat që të tërhiqen nga lagjja Sheikh Jarrah dhe xhamia Al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

Pasi policia izraelite nuk u tërhoq nga Sheikh Jarrah dhe xhamia Al-Aksa, grupet rezistencës palestineze lëshuan disa raketa ndaj Izraelit.

Pas kësaj ushtria izraelite njoftoi fillimin e operacionit ushtarak “Mbrojtësit e Mureve” kundër Rripit të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 213 persona, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, ndërsa janë plagosur 1.442 të tjerë.



. .

Marketing
Exit mobile version