Policia kapi 17 vjeçarin në Kumanovë që dëmtoi tabelën e Konsullatës së Serbisë në këtë qytet (VIDEO)

Policët nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria një të mitur 17 vjeçar nga Kumanova, duke vepruar sipas kallëzimit të pranuar më datë 29.11.2024 në ora 09:05, se është hequr tabela nga zyra e Konsullatës së Republikës së Serbisë në Kumanovë, njoftoi MPB.

Marketing

Siç thuhet në komunikatën e MPB-së, menjëherë pas marrjes së kallëzimit, në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike të Kumanovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndërmarrë masa dhe veprime dhe kanë bërë zbardhjen e veprës penale. I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, SPB Kumanovë do të bëjë kallëzim penal nga neni 319 i Kodit Penal.

Ministria e Brendshme ka publikuar edhe një video lidhur me këtë rast

 

Marketing