Ministria e Brendshme informon se ka bastisur në një fabrikë për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas policisë motivi i bastisjes ishte mbjellja e kanabisit në faza jashtëligjore. Një kontroll i shtuar policor në kompani kishte konstatuar se rrënjët e mbjella janë në faza të ndryshme vegjetacioni dhe se kompania nuk ka evidentuar në dokumente rrënjët e zhvilluara.
“Janë konfiskuar 18.301 rrënjë kanabisi të paketuara në 247 thasë, kompjuterë, aparaturë dhe dokumentacion. Kallëzim penal është ngritur ndaj personit K.B nga Shkupi, drejtues i kompanisë për prodhimin e lëndëve të kanabisit për qëllime mjekësore”, thonë nga MPB.