Policia kufitare e RMV-së pranoi donacion nga shteti i Polonisë

Sot në pikën e kalimit kufitar në Bogorodicë, ambasadori i Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Z. Wojciech Ticzynski i dorëzoi zëvendësdrejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme, Arif Asani, një donacion nga Republika e Polonisë për policinë kufitare të përbërë nga pajisje mbrojtëse (maska ​​mbrojtëse, doreza mbrojtëse, dezinfektues) në kuadër te ndihmës së kërkuar përmes Qendrës së Koordinimit të Fatkeqësive Euroatlantike të NATO-s (EADRCC).

Marketing

Zëvendësdrejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Asani e falënderoi për donacionin në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe falënderoi anëtarët e Gardës kufitare polake, të cilët së bashku me policinë kufitare të Maqedonisë marrin pjesë në operacione të përbashkëta për të forcuar mbikëqyrjen e kufirit tonë jugor kundër migracionit të paligjshëm, duke shprehur mirenjohje për profesionalizmin e tyre të lartë në kryerjen e detyrave të caktuara.

“Mbështetja e padyshimtë e Republikës së Polonisë, së pari në trajtimin e krizës së migracionit, dhe tani në trajtimin e koronavirusit, vetëm konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve dhe dy ministrive të Punëve të Brendshme, që do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen “, tha zv. drejtori Asani.

Nga ana tjetër, ambasadori polak Ticzynski theksoi se ky aktivitet u realizua me iniciativë të kryetarit të Republikës së Polonisë, Z. Andrzej Duda, në bashkëpunim me Qeverinë Polake.
“Ndihma polake për Republikën e Maqedonisë së Veriut konfirmon rëndësinë që i kushtojmë marrëdhënieve miqësore me vendet në rajon. Polonia vazhdimisht dhe në mënyrë aktive mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Kjo vlen edhe për sferën politike, si dhe për ndarjen praktike të përvojave tona nga periudha e negociatave të pranimit.
“Ndihma jonë është një konfirmim simbolik i solidaritetit ndërkombëtar të Polonisë me Maqedoninë e Veriut në kontekstin e luftës kundër pandemisë KOVID-19,” tha ambasadori polak Ticinjski.