Ballina Lajme Kosovë Policia në Bërnjak arreston një person të dyshuar për krime lufte kundër...

Policia në Bërnjak arreston një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, kanë njoftuar se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š.

I njëjti dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Marketing

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i  njëjti është ndaluar për 48 orë.

Brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Exit mobile version