Policia parandaloi një incident të ri në spitalin e Strumicës, vdes një fëmijë nëntëmuajsh

Pasditen e sotme rreth orës 16 në repartin për fëmijë pranë spitalit të Strumicës ka vdekur një fëmijë nëntëmuajsh nga fshati Bansko, ndërsa me intervenimin në kohë të policisë është parandaluar incident, pasi njëri prej të afërmve të fëmijës ka reaguar ashpër duke i akuzuar mjekët për vdekjen e fëmijës, deklaroi për MIA-n drejtori i spitalit, dr Naqe Gogov.

Marketing

“Fëmija u soll në spital në gjendje shumë të rëndë dhe përkundër tentimeve për reanimim nga mjekët, ai vdiq. Sigurimi i spitalit thirri policinë në kohë dhe u parandalua incident i madh. Unë e kuptoj mërzinë e njerëzve të afërt, por askush nuk ka të drejtë të reagojë ashtu siç nuk duhet”, tha Dr. Gogov.

Përndryshe, sot paradite ka ndodhur një incident i madh në repartin infektiv në spital, kur një grup rreth njëzet qytetarëve kanë vjedhur një trup të vdekur.