Policia realizoi kontrolle në disa lokale të Shkupit, arrestohen tre persona

Në intervalin kohor nga ora 00:00 deri më ora 04:00 policia e rajonit të Shkupit ka arrestuar tre persona dhe ka regjistruar 11 kundërvajtje nga kontrollet që kanë realizuar në 97 objekte gastronomike dhe 37 automjete.

Marketing

MPB njofton se në rajonin e Bit Pazarit dhe Karposhit nëpunës policorë të SPB-Shkup i kanë privuar nga liria tre persona. për shkak të kundërvajtjeve nga Ligji për kundërvajtje

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.