Ballina Lajme Kosovë Policia serbe arreston ish-luftëtarin e UÇK-së

Policia serbe arreston ish-luftëtarin e UÇK-së

Ditën e sotme policia serbe ka arrestuar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga Xhevdet Smakiqi, avokati i Dakajt, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se ai është arrestuar në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.

Avokati i Dakajt, i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të kërkojë lirimin e Dakajt.

Postimi i plotë:

S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!

Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.

Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.

Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.

Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.

Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.

Exit mobile version