Ballina Aktuale Policia turke arreston qindra punëtorë të aeroportit

Policia turke arreston qindra punëtorë të aeroportit

Policia turke ka arrestuar qindra punëtorë që po protestonin kundër kushteve të dobëta të punës në aeroportin e ri të Stambollit.

Marketing

Aeroporti gjigant është një projekt i mbështetur nga presidenti turk, Tayyip Erdogan, shkruan Reuters.

Protesta ka shpërthyer si pasojë e aksidentit të një autobusi, ku u lënduan 17 punonjës, ka bërë të ditur Ozgur Karabulut, i cili është menaxher i përgjithshëm i “Dev Yapi-Is”.

Mijëra punëtorë iu bashkëngjitën protestës, e cila u shpërnda nga policia duke hedhur gaz lotsjellës.
“Ata hynë na kampin e punëtorëve, thyen dyert dhe arrestuan rreth 500 punëtorë” ka thënë për Reuters, menaxheri Karabulut.

Marketing
Exit mobile version