Politikani serb: Më ofruan poste që të mos e kritikoj Listën Serbe dhe Vuçiqin

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka ka thënë se për dy ditë ka pranuar telefonata që të mos e kritkojë Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se në këmbim të kësaj i kanë ofruar një pozitë ministrore dhe të jetë nënkryetar i Listës Serbe.

“Dje dhe sot pata disa telefonata, ata më luten që të mos kritikoj më Listën Serbe dhe Aleksandar Viçiqin dhe në këmbim më ofruan të bashkohem me Listën Serbe e të jam nënkryetar dhe ministër i parë i saj në Qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme. Nderi im nuk ka çmim!”, ka shkruar ai në Twitter.

Nesër në katër komunat veriore të vendit pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat janë bojkotuar nga Lista Serbe.

https://twitter.com/0dgovor/status/1649758467027001344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1649758467027001344%7Ctwgr%5Ebbbfee10fb846efd696873a468f3076136998eae%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Frtv21.tv%2Fpolitikani-serb-me-ofruan-poste-qe-te-mos-e-kritikoj-listen-serbe-dhe-vuciqin%2F

Marketing