Pollogu është rajoni më i dobët në investime, mbi 800 milionë euro IPA fonde të BE-së kanë hyrë në RMV

Nga viti 2007 në Maqedoninë e Veriut janë investuar gjithsej 812,457,807.62 euro përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian.

Marketing

Më shumë mjete janë investuar në rajonin e Vardarit, mbi 122 milionë euro, ndërkaq më pak në rajonin e Pollogut, 29 milionë euro. Për këtë dallim kaq të madh në mes rajoneve, problemi qëndron në disa faktorë.

Nga gjithsej 812 milionë euro të fondeve paraqasëse IPA, më shumë janë të investuara në rajonin e Vardarit, më pas në Pellagoni, rajonin e Shkupit, ndërsa në fund të listës është Pollogu.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se fondet dhe investimet në Maqedoninë e Veriut vijnë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, para që derdhen në fonde direkt nga pagesa e taksave në Bashkimin Evropia, dhe se përdorimi i të njëjtave është kyç në përshpejtimin e reformave dhe zhvillimit rajonal.

“Qytetarët e vendeve anëtare të BE-së demonstrojnë në këtë mënyrë shkallën e ndërgjegjësimit dhe dëshirës për të kontribuar në vendet kandidate për hyrje në Bashkimin Evropian. Përgjegjësia dhe vendosmëria e treguar nga partnerët tanë strategjikë evropianë duhet të merren seriozisht. Marrja e përgjegjësisë nga ana jonë është një nga hapat më të rëndësishëm për realizimin me sukses të procesit të integrimit evropian dhe realizohet përmes marrjes së ndërgjegjshme të detyrimeve dhe punës së fokusuar nga ana jonë”, tha Mariçiq.

Marketing