Pollozhani: Segregacion të këtillë nuk ka pasur as në kohën e komunizmit

Për ngjarjet e fundit në gjyqësor ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptarë, Shpëtim Pollozhani. Në një deklaratë për gazetën KOHA, Pollozhani thotë se drejtësi selektive po ofendon dhe diskriminon shqiptarët.

Marketing

“Gjykatat maqedonase e shfrytëzojnë ligjin si peshkatari rrjetën. Kur janë në pyetje shqiptarët, e përdorin rrjetin për ti gjuajtur edhe krijesat më të imta të ujit, kurse kur janë në pyetje maqedonasit, ata e përdorin rrjetin nëpër të cilin mundet të kalojë edhe një peshkaqen. Kjo drejtësi selektive është shumë ofenduese dhe diskriminuese për shqiptarët. Diskriminim dhe segregacion të këtillë nuk ka pasur as në kohën e komunizmit. Turp i madh për klasën shqiptare politike. Diskriminimi i shqiptarëve nga gjykatat fashiste duhet të vihet në rend dite në Parlament”, thotë Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptarë. (koha.mk)