Poposki kritikon partinë e tij: Opozita duhet të ofrojë zgjidhje

Opozita dhe pushteti i shfaqën qëndrimet e ndryshimet lidhur me gatishmërinë institucionale të vendit për negociatat inkuarduese në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime (KKIE) në të cilën morën pjesë edhe eurokomisari për Zgjerim Johanes Han dhe raportuesi për Maqedoninë në PE Ivo Vajgëll.

Marketing

Kryetari i KKIE dhe anëtari i VMRO-DPMNE opozitare Nikolla Poposki sqaroi se skriningu është diagnozë, gjegjësisht shqyrtim sa jemi të harmonizuar me legjislacionin e BE-së dhe nëse kemi institucione të cilat mund t’i zbatojnë këto ligje. Sipas tij, Maqedonia ka ligje të shkëlqyera, por ka probleme me institucionet dhe vlerësoi se duhet ndryshim i mentalitetit “kemi shumicë bëjmë gjithçka që duam”.

Sipas tij, në vend të vazhdojmë në gjashtë muajt e ardhshëm të shtypim ligje për të cilat një sërë ekspertësh dhe miq tanë nga BE-ja do të vlerësojnë se janë super, të ulemi dhe gjashtë muaj t’i përkushtohemi skriningut tonë, vendor, Maqedonisë, kapacitetit të institucioneve për shembull. Nëse bashkohen opozita dhe pozita rreth skriningut të këtyre institucioneve Maqedonia do të fitojë. Nëse nuk e ndryshojmë këtë, nuk do na shpëtojë as skriningu. Duhet ndryshim i mentalitetit, tha Poposki.

Replikoi edhe kryetarja e KKIE Ivana Tufegxhiq e cila theksoi se ardhja e eurokomisarit Han me paralajmërim për fillim të një procesi skriningu themelor për fillimin e negociatave të RM-së është moment kyç të cilin të gjithë duhet ta kuptojmë para se të fillojmë të japim ligjëratat rreth asaj kush si duhet të sillet në shtëpi dhe para se të themi se i kemi dëgjuar detyrat nga BE-ja, ndërsa të cilat në të vërtetë vijnë nga qytetarët tanë.

Marketing