Popullata kërçovare solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Që nga dita e tragjedisë së tërmetit në Shqipëri, në Kërçovë janë zhvilluar një varg aktivitetesh humanitare. Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Kërçova menjëherë nisi për në Shqipëri një ekip të ndihmës së parë dhe ndihmat e para në ushqime, thasë gjumi dhe krevatë montazhi, ndërsa në mbrëmje i transferoi Kryqit të Kuq të Shqipërisë ndihmën materiale në vlerë prej 10 mijë eurosh. Në të njetën ditë, Këshilli i komunës së Kërçovës, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme dhe për banorët e prekur nga tërmeti ndau 12 mijë euro.
Organizatorët e këtyre aksioneve, njoftojnë se popullata kërçovare edhe kësaj radhe e ka dëshmuar një shkallë të lartë solidariteti. Një pjesë e ndihmave tashmë kanë arritur në zonat e krizës, ndëesa ndihmat tjera në mjete materiale, ushqime dhe veshëmbathje, do të nisen gjatë ditëve të ardhshme.
Në shenjë solidarizimi me banorët që përjetuan pasojat e tërmetit katastrofal, aksione për grumbullimin e ndihmave gjatë këtyre ditëve kanë organizuar, dega e OH “Kalliri i mirësisë”, shoqata e posathemeluar humanitare “Dora kërçovare”, Shoqata e grave shqiptare, dega e BDI-së në Kërçovë dhe forumi i saj rinor, të cilës i është bashkangjitur edhe Shoqata “Kult”, Grupi rinor i udhëhequr nga këngëtari Uran Dervishi, si dhe aksionet e organizuara nga Xhamitë e rajonit të Kërçovës.

Marketing
Marketing